Mëngjesin e sotëm, trupa e shërbimit zjarrfikës të Gjirokastrës, në bashkëpunim me forcat mbështetëse të Bashkisë Gjirokastër, ka ndërhyrë në malin e Skërficës për të izoluar përhapjen e një zjarri të fuqishëm që po avancon nga territori i Delvinës drejt Gjirokastrës.
Terreni është i vështirë dhe kërkon koordinim të lartë për të parandaluar kalimin e flakëve në zonat e banuara apo me interes pyjor.
Kurse në fshatin Zhulat vijon djegia e disa trungjeve të mëdha, por pa rrezik për përhapje. Këto pjesë po monitorohen nga shërbimi zjarrfikës, për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.
