Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Si ta kuptojmë mashtrimin me AI, masat që po merr BE lidhur me ‘”Deepfakes”

17:57 / July 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dEEPFAKES
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rritjen alarmante të përmbajtjeve të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, të njohura si deepfakes, ekspertët e sigurisë dhe institucionet ndërkombëtare po ndërmarrin hapa konkretë për të parandaluar përhapjen e dezinformimit dhe mashtrimeve dixhitale.

Sipas një raporti të fundit nga Entrust Cybersecurity Institute, në vitin 2024, një deepfake i ri u krijua çdo pesë minuta në mbarë botën. Rasti më i fundit përfshin mashtrime të profilit të lartë ku u përfshinë figura të njohura si Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, si dhe të famshëm si Taylor Swift dhe Joe Rogan, zërat e të cilëve u përdorën për të promovuar skema mashtruese që premtonin fonde qeveritare.

Ekspertët paralajmërojnë se këto manipulime mund të kenë pasoja të rënda për sigurinë kombëtare dhe për mashtrimet politike, përfshirë përpjekje për të marrë informacion të ndjeshëm përmes simulimeve të zërave të zyrtarëve të lartë.

“Qëllimi mund të jetë zbulimi i sekreteve, hyrja në sisteme të ndjeshme apo manipulimi i opinionit publik,” deklaroi Kinny Chan, CEO i firmës së sigurisë kibernetike QiD.

Ekspertët pajtohen se vetëm teknologjia mund të ndalë teknologjinë.

Universiteti i Luksemburgut ka trajnuar algoritme IA për të dalluar deepfakes duke i ekspozuar ato ndaj të dhënave të vërteta dhe të rreme.

“Kur një model IA has të dhëna që nuk përputhen me tiparet e mediave reale, ai i identifikon si të rreme,” tha studiuesi Enjie Ghorbel.

Në një raport të fundit, Parlamenti Europian vlerëson se numri i deepfakes në BE do të arrijë në 8 milionë këtë vit, krahasuar me vetëm 500,000 në vitin 2023.

Për të frenuar përhapjen e dezinformimit, Akti i BE-së për Inteligjencën Artificiale, që hyn në fuqi më 1 gusht 2025, kërkon etiketim të detyrueshëm për çdo përmbajtje të krijuar nga IA, përfshirë deepfakes.

Ai BE deepfakes masa mashtrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.