Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Shtetit sqaron ngjarjen: Mandreja sulmoi policët dhe shefin e komisariatit, kemi pamjet

21:20 / July 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e shtetit 780x439 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklarimeve të bëra së fundmi nga një qytetar i identifikuar si Ermion Mandreja në një intervistë mediatike, i cili pretendonte se më 17 janar 2024 është dhunuar fizikisht nga zyrtarët e komisariatit të Rrëshenit.

Sipas Policisë, ngjarja ka nisur gjatë një kontrolli rutinë në terren, rreth orës 14:45, kur Shefi i Komisariatit të Mirditës në atë kohë, Kryekomisar Klodian Kondi, bashkë me Shefin e Rendit dhe Specialistin për Krimet, kanë ndaluar për verifikim një automjet që drejtohej nga Ermion Mandreja. Punonjësit e rendit janë prezantuar dhe kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, por sipas tyre drejtuesi i mjetit ka refuzuar kategorikisht të bashkëpunojë, duke mbajtur qëndrim sfidues dhe duke shfaqur sjellje verbale agresive.

Për këtë arsye, ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku, sipas njoftimit, ka vijuar të kundërshtojë me dhunë, duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë. Në një moment, ai ka tentuar të godasë me grusht Kryekomisarin Kondi dhe e ka goditur atë me shkelm në gjymtyrë, në prani të disa efektivëve të tjerë. Policia bën me dije se gjatë përplasjes, shtetasi ka ushtruar dhunë edhe ndaj vetes, duke goditur me kokë murin dhe tavolinën në zyrën e Oficerit të Rojës. Të gjitha këto veprime, sipas autoriteteve, janë dokumentuar në dosjen hetimore.

Menjëherë pas incidentit, Kryekomisar Kondi ka depozituar kallëzim penal për goditje për shkak të detyrës dhe kanosje ndaj tij, ndërkohë që dëshmi kanë dhënë edhe punonjësit e tjerë të pranishëm. Pas përfundimit të procedurave, Mandreja është arrestuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia njofton gjithashtu se pamjet filmike të momentit të shoqërimit dhe të qëndrimit të tij në komisariat i janë dorëzuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila po heton paralelisht edhe kallëzimin e bërë nga vetë Ermion Mandreja lidhur me ngjarjen.

Çështja është aktualisht në gjykim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë. Kryekomisar Klodian Kondi dhe punonjësit e tjerë të policisë që ishin të pranishëm janë thirrur për të dëshmuar në proces, në cilësinë e të dëmtuarve.

Ermion Mandreja Lezhe Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.