Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Vendimet e Kushtetueses i respektojmë”, Dumani: Rasti “Gëllçi” tregon mungesë koordinimi institucional

12:38 / July 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dumani 01 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Altin Dumani, u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, do të respektohen plotësisht nga Prokuroria e Posaçme.

“Ne nuk i komentojmë vendimet e Kushtetueses, i zbatojmë dhe i respektojmë. Ne nuk i diskutojmë vendimet e kushtetueses.

Në i zbatojmë dhe respektojmë ato. Ne do mirëpresim arsyetimin e Kushtetueses dhe në rast se duhet të nxjerrim mendime, do t’i nxjerrim”, deklaroi ai.

Për rastin e çështjes së ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, Dumani theksoi se gjatë shqyrtimit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), Avokatura e Shtetit nuk ka kërkuar asnjë informacion nga SPAK, duke mos i dhënë mundësi institucionit të tij të përfaqësohet.

“Në rastin e çështjes Gëllçi ka një moskoordimin institucional. Gjatë shqyrtimit në GJEDNJ, Avokatura e Shtetit nuk ka kërkuar asnjë informacion nga SPAK, duke mos mundësuar paraqitjen e shërbimit tonë”.

Sipas Dumanit, vendimi i gjykatës së Strasburgut përmban pasaktësi, sikurse pohimi se Gëllçi ishte vetëdorëzuar, ndërkohë që ai është lokalizuar dhe arrestuar pas një vendimi në mungesë.

Gjithashtu, afati i mbylljes së hetimit është raportuar gabimisht, por thelbi i vendimit nuk është cenuar.

“Ka pasaktësi në vendimin e Strasburgut. GJEDNJ thotë se Gëllçi është dorëzuar. Ndërkohë Gëllçi është lokalizuar pas vendimit në mungesë dhe arrestuar.

Po ashtu, ka pasaktësi sa i takon afatit të mbylljes së hetimit. Ndërkohë, thelbi i vendimit nuk është cenuar”.

I pyetur pse SPAK nuk ka nisur hetim ndaj Avokaturës së Shtetit për këtë rast, Dumani u përgjigj:

“Për cilën vepër penale? Kam pasur komunikime me ta pasi konstatuam parregullsi.”

Ai theksoi nevojën për një bashkërendim më të mirë mes institucioneve.

dumani i respektojme kushtutueses rasti Gellçi vendimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.