Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

18:02 / August 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alimehmeti e1748882722928
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, dhe tani kërkon që procesi i analizës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër të pozicioneve drejtuese. Në një intervistë për RTSH-në, Alimehmeti shton se ndryshimet nuk janë tabu.

”Sa më shpejt të fillojë puna për riformatimin, aq më mirë jemi ne. Gara e ardhshme janë patjetër zgjedhjet vendorë të 2027-ës. Kështu që, a do të kemi ne një organizim që të optimizojë këto zgjedhje në 2027-ën apo jo, kjo është çështja. Dhe në këtë drejtim, patjetër riformatimi, rioksigjenimi dhe lëvizja e ideve dhe mendimeve, sidomos, duhet të heqim dorë nga mos thënia e gjërave, pasi nuk na çon përpara”, tha Alimehmeti.

Pavarësisht se cili do të jetë qëndrimi i Berishës, gara për postin e kreut të PD-së duket e mirëpritur për Ilir Alimehmetin. ”Nëse dikush e ka ambicien dhe dëshiron të garojë, absolutisht çdo ditë që kalon është e humbur dhe duhet ta marrim këtë gjë parasysh. Dhe nuk mund të varet kjo vetëm nga doktor Berisha i cili garon apo në maj. Po të jetë kështu do të thotë që kemi një problem pastaj me këtë personin i cili mund të ketë ambicien drejtuese apo jo”, thotë ai.

Edhe pse ju bashkua PD-së si prurje e re, Alimehmeti thotë se procesi i Rithemelimit nuk i përmbushi të gjitha pritshmëritë. Demokrati po ashtu i bën thirrje ndërgjegjes së drejtuesve të PD-së të rikthejnë sytë tek meritokracia për të vlerësuar kontributin e dhënë nga demokratët në forma të ndryshme. Sjell në referencë edhe Ervin Salianjin, i cili sikundër thotë kreu burg politik.

Berisha ilir alimehmeti PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.