Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

14:57 / August 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rregullave të qarta e të zbatueshme. Ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një frymë të re në mënyrën sesi ndërtohet, menaxhohet dhe mirëmbahen bashkëpronësitë në pallate.

Ligji i ri zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2009, i cili në shumë raste kishte mbetur në letër. E reja që sjell ky ligj është se çdo ndërtesë ku ka më shumë se një pronar nuk mund të jetë më “pa zot”.

Bashkëpronësia trajtohet si një marrëdhënie e detyrueshme ligjore, dhe jo më si çështje vullneti apo mirëkuptimi mes fqinjëve.

Çdo hapësirë e përbashkët: nga shkallët, ashensorët, garazhet, tarracat, bodrumet, deri te fasadat, oborret apo lulishtet e përbashkëta do të kenë një status të qartë në dokumentacionin kadastral. Për herë të parë, këto do të regjistrohen si pasuri në bashkëpronësi në emër të të gjithë banorëve, duke mbyllur kështu derën për abuzime dhe keqinterpretime.

ROLI I ADMINISTRATORIT

Në thelb të ligjit të ri është krijimi i një strukture të organizuar të administrimit. Tanimë, çdo pallat duhet të ketë një administrator – qoftë një nga banorët, qoftë një shoqëri e specializuar, regjistruar dhe certifikuar nga bashkia.

Administratori do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, pastrimin, riparimet, kontratat me furnitorë të jashtëm, dhe mbi të gjitha për përfaqësimin ligjor të ndërtesës.

Ai do të nënshkruajë kontrata, do të mbledhë kuotat e mirëmbajtjes dhe do të raportojë çdo vit për shpenzimet. Edhe më shumë, kontrata me të është e detyrueshme dhe ka një afat minimal prej tre vitesh – për të siguruar vazhdimësi dhe jo ndryshime të shpeshta për interesa personale.

Tashmë është detyrë e çdo banori që, përveç pagesës së kuotave mujore, të marrë pjesë në mbledhjet e asamblesë së bashkëpronarëve. Në këto mbledhje, me shumicë votash vendoset për çështje të rëndësishme si buxheti vjetor, riparime të mëdha, por edhe shkarkimi i administratorit në rast mosfunksionimi.

Një nga rregullimet më domethënëse të ligjit është se çdo vendim që merret nga kryesia e zgjedhur – organi përfaqësues i banorëve – ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë. Në këtë mënyrë, pakica që nuk pranon të bashkëpunojë nuk mund të bllokojë më vendimmarrjen apo përmirësimin e ndërtesës.

RREGULLAT

Ligji vendos për herë të parë detyrime të qarta për shoqëritë ndërtuese: ato janë përgjegjëse për administrimin deri në momentin që ndërtesa i kalon në pronësi përfundimtare banorëve dhe lëshohet certifikata e shfrytëzimit.

Në këtë periudhë, ndërtuesi është i detyruar të përfshijë në kontratë rregulloren e administrimit dhe aktin e bashkëpronësisë, dokument ky që do të regjistrohet në Kadastër. Ndërkohë, bashkitë marrin një rol aktiv: ato mbikëqyrin, certifikojnë administratorët, ruajnë dhe përditësojnë librin e bashkëpronësisë, dhe kanë të drejtë të vendosin gjoba për çdo shkelje që dëmton bashkëjetesën apo pengon mirëmbajtjen.

Dokumentet dhe të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme për banorët edhe përmes e-Albania, çka sjell një nivel të ri transparence dhe shmang burokracitë.

Ky ligj i ri është më shumë se një akt formal: është një mekanizëm i ndërtuar për të forcuar jetesën kolektive, për të ruajtur vlerën e pronës së përbashkët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane. Dhe më në fund, u jep qytetarëve mundësinë të ndihen të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtëpinë e tyre – jo vetëm brenda katër mureve, por edhe në çdo shkallë, oborr, apo tarracë që ndajnë me të tjerët.

bashkëpronësia pallat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.