Një i ri nga Maqedonia ka kërcënuar me jetë gazetaren, pas një mashtrimi të bërë publikisht për rastin e Bleona Matës.
Dy ditë më parë ai deklaroi në emision se e kishte takuar Bleonën, vajzën që u zhduk pasditen e 22 majin të vitit 2010, kur ajo ishte vetëm 6 vjeç.
I riu i identifikuar si Mehmet Xheladini tha se vajza e zhdukur mbahet në Maqedoni dhe kërkoi 300 euro për t’i dërguar te ajo, mirëpo ditën e djeshme ai tregoi se kishte gënjyer dhe gjithë këtë e kishte bërë pasi i duheshin para.
Ai kërkonte që të fshihej videoja e emisionit, mirëpo pasi moderatorja nuk ra dakord ai e ka kërcënuar me një foto me armë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja Dume, e cila ka denoncuar rastin dhe policia e Shkupit ka reaguar menjëherë.
‘Na ndodh edhe kështu, Mehmet Xheladini nga Maqedonia na dërgon foto dhe na kërcënon. Nuk ndalemi këtu për rastin e Bleona Matës. Reagoi sot edhe policia e Shkupit për këtë kërcënim’, shkruan ndër të tjera Odeta Dume në një postim në Instastory.


