Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia bllokon WhatsApp dhe Telegram, akuzon platformat për mosbashkëpunim me ligjin

10:40 / August 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 cf3b1a3efde98e5f21676c1db2bb2b3c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasjet mes Moskës dhe platformave të huaja teknologjike nuk janë të reja, por janë thelluar ndjeshëm pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Kritikët thonë se Rusia po e përdor këtë konflikt si një justifikim për të zgjeruar kontrollin mbi internetin dhe për të kufizuar liritë dixhitale.

Presidenti Vladimir Putin ka autorizuar zhvillimin e një aplikacioni të ri mesazhesh, të mbështetur nga shteti dhe të integruar me shërbimet publike, në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një “sovranitet dixhital”. Qëllimi është të promovohen platformat vendase dhe të reduktohet varësia nga teknologjitë e huaja.

Sipas rregullatorit rus të komunikimeve Roskomnadzor, “po ndërmerren masa për të kufizuar pjesërisht thirrjet në këta mesazherë të huaj”. Ata shtuan se nuk janë vendosur kufizime të tjera në funksionalitetin e aplikacioneve.

Ndërkohë, Ministria e Zhvillimit Dixhital deklaroi se qasja në thirrjet zanore do të rikthehet vetëm nëse platformat fillojnë të zbatojnë legjislacionin rus.

Në një deklaratë për shtyp, kompania Meta, pronare e WhatsApp, reagoi ashpër:

“WhatsApp është privat, me enkriptim nga fillimi në fund, dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për një komunikim të sigurt. Prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për më shumë se 100 milionë rusë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë privatësinë kudo në botë, përfshirë edhe në Rusi.”

Nga ana tjetër, Telegram deklaroi se lufton aktivisht keqpërdorimin e platformës, përfshirë thirrjet për dhunë apo mashtrim, dhe se heq miliona përmbajtje të dëmshme çdo ditë.

Sipas Reuters, që nga 11 gushti, thirrjet zanore në Telegram kanë qenë pothuajse jashtë funksioni, ndërsa WhatsApp ka raportuar probleme serioze audioje, duke e bërë komunikimin të pamundur për shumë përdorues.

Ministria ruse ka akuzuar të dyja platformat për neglizhencë të kërkesave zyrtare, duke lejuar që platformat të shfrytëzohen për mashtrime financiare dhe veprimtari të lidhura me terrorizmin.

Anton Gorelkin, nënkryetar i komisionit për teknologjinë e informacionit në Dumën Ruse, deklaroi se platformat duhet të hapin entitete ligjore në Rusi dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të përmbushur legjislacionin lokal. Në të kundërt, masat kufizuese nuk do të hiqen.

Rusia e ka shpallur Meta-n një organizatë “ekstremiste” në vitin 2022, por WhatsApp, ndonëse pjesë e grupit, u lejua të vazhdonte të funksiononte për shkak të popullaritetit të tij të gjerë në vend. Megjithatë, presioni ndaj tij është shtuar kohët e fundit.

Kritikët paralajmërojnë se aplikacioni i ri shtetëror mund të shfrytëzohet për mbikëqyrje të gjerë dhe monitorim të përdoruesve. Dyshohet gjithashtu se Rusia mund të ngadalësojë qëllimisht WhatsApp-in, për të detyruar përdoruesit të kalojnë te platforma e re kombëtare.

Një raport i Human Rights Watch, publikuar muajin e kaluar, thekson se qeveria ruse është duke rritur kontrollin teknologjik mbi infrastrukturën e internetit, përfshirë kapacitetin për të bllokuar faqe dhe për të kufizuar mjetet e anashkalimit të censurës.

Rusia po përshkallëzon fushatën e saj për kontroll të plotë mbi hapësirën dixhitale, në emër të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër krimit. Ndërkohë, kompanitë globale të teknologjisë dhe aktivistët për të drejtat e njeriut shohin një përpjekje të qartë për të shtypur lirinë e fjalës dhe privatësinë e përdoruesve.

Telegram tirananews.al Whatsapp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.