Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Gjesti flet për padrejtësi, kompania ”Onima”: Kemi kontratë, ata po bëjnë manipulim publik

14:38 / August 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjesti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjesti në një deklaratë publike dhe të ndjerë, thotë se po përballet me padrejtësi dhe se nuk mund të publikojë projekte të reja muzikore për një kohë të pacaktuar për shkak të problemeve me distributorin e tij të mëparshëm. Sakaq ka ardhur edhe reagimi i palës tjetër të përfshirë në këtë çështje.

Onima ka publikuar një reagim zyrtar ku shpreh “keqardhje të thellë” për lajmet e rreme që janë shpërndarë në adresë të kompanisë nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij. Në reagim theksohet se burimi i mosmarrëveshjeve është dëshira e Gjestit për t’u liruar nga kontrata për shpërndarjen dhe monetizimin e përmbajtjeve të tij artistike çështje që siç thuhet,është e përcaktuar në kontratën e nënshkruar me vullnet të lirë nga vetë artisti.

Për këtë kompani, Gjesti dhe menaxhmenti i tij kanë bërë kërkesë për shkëputje të kontratës sipas një interpretimi të tyre, gjë që sipas Onimës është në kundërshtim me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme.

Pjesë nga deklarata

ONIMA shpreh keqardhjen e thellë lidhur fushatën e shpërndarjes së lajmeve të rreme në adresë tonë nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij. Në këtë rrethanë, ne jemi të detyruar të sqarojmë se burimi i mosmarrëveshjeve mes ONIMA dhe Gjestit është synimi i këtij të fundit për t’u liruar nga kontrata për distribuim dhe monitizim të përmbajtjeve artistike të tij.

Kjo është një çështje objekti i së cilës rregullohet hollësisht në kontratën e nënshkruar nga vetë Gjesti me vullnet të lirë. Në vend se ta adresojë shqetësimin e tij nëpërmjet instrumenteve ligjore, Gjesti dhe menaxhmenti i tij ka bërë kërkesë për shkëputje të kontratës sipas interpretimit të tij të njëanshëm në shpërputhje me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme me ONIMA.

Në mungesë të ujdisë për çështjen në fjalë, Gjesti dhe mexhmenti i tij kanë ndërmarrë një fushatë të orkestruar siguruar lëshime nga kontrata nëpërmjet trysnisë publike. Me qëllim të lajthitjes së opinionit publik, ata synojnë të krijojnë idenë se ONIMA është duke krijuar pengesa të qëllimshme në zhvillimin artistik të personit në fjalë. Në të vërtetë, Gjesti ka marrë prej vitesh mbështetje nga ONIMA edhe përtej kufijëve të kontratës, në linjë me qasjen e përgjithshme të kompanisë për të krijuar mundësi zhvillimi dhe promovimi për çdo artist, posaçërisht ata të rinjë.

Screenshot 2025 08 15 142652
Screenshot 2025 08 15 142659
Screenshot 2025 08 15 142707
Screenshot 2025 08 15 142710
Screenshot 2025 08 15 142722

Gjesti kontrate Onima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.