Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Meta troket sërish tek Apeli i Posaçëm: Nuk intimidoj dëshmitarë

16:34 / August 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta burg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit të shkuar. Paraditen e së hënës, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, ish-presidenti apeloi vendimin e 13 gushtit të Gjykatës së Posaçme, që i refuzoi atij kërkesën për liri.

Presidenti i PL-së, kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, duke dëshiruar si të mundshme “ndalimin e daljes jashtë shtetit”, “detyrimin për paraqitje” dhe të “garancisë pasurore”. Avokati Cakrani tha se arsyetimi i Gjykatës së Posaçme, se Ilir Meta mund të ndikonte tek dëshmitarët nuk bazohej në asnjë provë.

“Duhet të ketë dhënë një shenjë që të ketë prishur provat ose intimiduar dëshmitarët. Nuk jemi para këtij fakti dhe është paimagjinueshme që z. Meta të ketë intimiuduar dikë, që në funksion të interesit të tij të ketë prishur prova. Meta ka qenë këtu. Është thirrur 2-3 herë nga prokuroria. I dinte të gjitha dëshmitë që kanë dhënë bashkëpunëtorët e tij dhe në ato dëshmi nuk ka asgjë që është kundër z. Meta”, tha ai.

Në ankim Meta pretendon se gjyqtari i Shkallës së Parë është treguar i njëanshëm dhe paragjykues. Më tej ai nënvizon që shumica e deklaruesve të pretenduar nga gjykata nuk janë më pjesë e Partisë së Lirisë, por sipas tij, kanë gjetur strehë tek partia në pushtet. Ankimi i së hënës është e disata përpjekje e Metës për të rrëzuar masën “arrest në burg”. Një muaj më parë ish-presidenti i marre i pandehur për tre vepra penale depozitoi edhe një ankim ne Kushtetuese, që në thelb kishte kërkesën e tij për liri.

Apeli i Posaçëm Gjyqi Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.