Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës që i dha fund ngërçit politik, seanca konstituive vijoi me zgjedhjen e nënkryetarëve sipas propozimeve të depozituara nga partitë.
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime.
Dy nënkryetarë të tjerë duhet të propozohen nga pakicat. Përpara votimit, kryeparlamentari i sapozgjedhur Basha u shpreh se tri partitë më të mëdha shqiptare janë pajtuar për t’i votuar tre nënkryetarët në pako.
Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar Albulena Haxhiun, Partia Demokratike e Kosovës Vlora Çitakun, ndërsa Lidhja Demoratike e Kosovës Kujtim Shalën.
