Ishte i njohur fakti se Parku i Burrelit e ka zanafillën dhe është ndërtuar rreth viteve ‘30-të, nën kujdesin e Nënës Mbretëreshë. Ajo tregoi vëmendje për të sjellë nga vende të tjera pemë dekorative të veçanta, disa prej të cilave janë ende gjendje, ndërsa të tjera rreth viteve ’70-të janë dërguar në kurorën e Liqenit Atificial të Tiranës.
Gazeta “Zani i Naltë” e vitit 1937, në nr.8 të saj, i bën jehonë inaugurimit të xhamisë së Burrelit. Në kryelajmin e saj shkruhet:
“Xhamija e bukur e Burrelit që i asht dedikuar kujtimit të veneruar të së ndjerës Nanës Mbretëreshë, ditën e Shtunë më 23 të Korrikut 1937 u çel prej Vetë N. M. T. Mbretit, i Cili me dorën e Vet preu kordonin dhe hyni i pari në xhaminë e Nanës Mbretëreshë”.
Gazeta shkruan se pas mbretit hynë në xhami Suita Mbretërore dhe Autoritetet e Burrelit.

