Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gianni Morandi pushon në “La Brisa”, magjepset nga bregdeti i Jugut të Shqipërisë

08:44 / August 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2909 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ikona e muzikës dhe artit italian, Gianni Morandi, ka zgjedhur këtë verë hotelin “La Brisa”, një nga më luksozët dhe më të bukurit në bregdetin e Jugut të Shqipërisë, për të kaluar pushimet. Ky destinacion i veçantë, i njohur për komoditetin maksimal dhe peizazhin unik, është zgjedhur edhe nga shumë yje botërore.

Morandi u shpreh i mahnitur nga bukuria e rivierës shqiptare dhe nga mikpritja e shqiptarëve.
“Mes shqiptarëve dhe italianëve ka një lidhje shumë të fortë. Ka një lidhje muzikore, pasi janë shumë të pasionuar pas muzikës së viteve ’60, ’70 dhe ’80. Shumë miq të mi italianë vijnë këtu. Një mik i imi në Bolonjë më tha: ‘Shko për pushime në Shqipëri, sepse është një vend shumë i bukur’,” u shpreh këngëtari italian.

Ai shtoi se është impresionuar nga larmia e peizazhit që ndërthur detin me malet dhe se do të rikthehet përsëri në Shqipëri.
“Besoj se do të rikthehem edhe herë të tjera, siç do të rikthehen edhe shumë italianë këtu,” tha Morandi.

Gjatë qëndrimit të tij në Dhërmi, artisti u takua edhe me kryebashkiakun e Himarës, Vangjel Tavo, i cili theksoi rëndësinë e këtij destinacioni për turizmin italian.
“Është fundi i gushtit dhe mijëra italianë zgjedhin Himarën e Dhërmiun për pushime. Këtë herë kemi kënaqësinë të kemi mes nesh legjendën Gianni Morandi, i cili është shumë i kënaqur me kushtet që ofron Shqipëria,” tha Tavo.

“La Brisa” bregdet Dhërmi Gianni Morandi pushime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.