Ndarja e parakohshme nga jeta e pardositit të Vlorës Met Liko hidhëroi të gjithë dashamirësit e artit dhe të humorit të Parodistëve të Vlorës.
Dhimbja më e madhe është për familjarët e aktorit të mirënjohur, bashkëshorten, vajzën dhe djalin.
Lexo edhe– Lamtumirë Meti! Ndahet papritur nga jeta Parodisti i Vlorës
Në një mesazh mjaft prekës vajza e tij Alkida shkruans e i “helmoi zemrën”. “O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im”, shkruan në rrjetet sociale me një foto të atit.

Po aq prekës edhe mesazhi i dhëndrrit të Metit, Marselit. “Do te kujtoj gjithmon keshtu Busho i buzeqeshur e me fjalen e embel ne goje.Do na mungoj gjithcka e jotja, perkujdesja ndaj niperve te tu ndaj familjes ndaj te gjitheve .Ishe nje diell qe shkelqente cdo dite, tani do jesh nje yll qe do na ndricosh naten qe te ecim dhe ne ne rrugen e duhur.Do jesh gjithmon ne zemrat tona i miri dhe i dashuri Busho.Shpirti jot tashme prehet ne paqe atje lart ne skenen e engjejve sepse ti ke vend vetem aty”, shkruan ai.

