Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, parodisti i Vlorës, Muhamet Liko, apo Meti siç e kemi njohur të gjithë.
Ai ndodhej në Itali për një kontroll periodik shëndetësor, por ka pësuar një atak kardiak që i mori jetën. Meti ishte qytetar nderi i Vlorës, nga të cilën morën dhe emrin katërshja e dashur për publikun shqiptar, “Parodistët e Vlorës”.
