Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

30-vjeçari rrihet në mes të Tiranës

12:58 / September 5, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4418
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 30-vjeçar është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë.

A. I., 30 vjeç, banues në Ersekë, kallëzoi në polici rastin dhe mori ndihmë mjekësore në spital.
“Më datë 04.09.2025, shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Ersekë, kallëzoi se për motive të dobëta, është goditur me grusht nga persona ende të paidentifikuar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. 30-vjeçari nuk është në gjendje të përcaktojë vendin e ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas policisë.

Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin D. P., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën “Durrës-Tiranë”. Punohet për kapjen e shtetasit D. P.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kibermetik:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. M., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals me të dhënat e shtetases V. Xh;
-shpallën në kërkim shtetasin Y. K., 57 vjeç, pasi dyshohet se në rrjetet e tij sociale ka postuar mesazhe me qëllim denigrimin e figurës e shtetasit J. J. Punohet për shoqërimin e 57-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A. I., 31 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt”:
-shpallën në kërkim shtetasin D. D., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij. Punohet për shoqërimin e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 28 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë me qira një automjet shtetasit E. O dhe nuk i ka kthyer. Punohet për shoqërimin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 67 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Q. L., 64 vjeç dhe H. B., 52 vjeç. Pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja D. B., gazetare, se është penguar gjatë kryerjes së detyrës dhe është goditur me telefon në shpinë nga shtetasi F. M. Ndërkohë, shtetasi E. E., kameramani që shoqëronte kallëzuesen, është penguar në kryerjen e detyrës, duke iu dëmtuar pjesërisht kamera gjatë filmimit nga rojet private shtetasit Q. L. dhe H. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin e mitur 15 vjeç, pasi një bashkëmoshatar i tij ka kallëzuar se 15-vjeçari me anë të një mjeti prerës i ka marrë me dhunë shumën e parave që kishte me vete;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 43 vjeç, pasi duke lëvizur me automjetin tip “BMW” ka prishur qetësinë publike, për shkak të muzikës të lartë në automjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh(R)., 44 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin I. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin O. H., 20 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje. Nga verifikimet ka rezultuar se leja e drejtimit i është hequr me datë 18.01.2025.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-U. Sh., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-A. I., 27 vjeç, pasi me automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte pa leje është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me 2 automjete.
-me datë 04.09.2025, në kuadër të operacionit “Koordinata” në vendin e quajtur Zona e Shkretës, në një siperfaqe pyjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë konstatuar të kultivuara 12 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-me datë 04.09.2025, shtetasi E. M., 30 vjeç, kallëzon se në Astir, për motive të dobëta një person i panjohur nga ana e tij e ka goditur me grusht. Punohet për identifikimin e shoqërimin e tij;
-Më datë 04.09.2025, shtetasi A. I., 30 vjeç, banues në Ersekë, kallëzoi se për motive të dobta, është goditur me grusht nga persona ende të paidentifikuar, i cili mori ndihmë mjekësore në spital. 30-vjeçari nuk është në gjëndje të përcaktojë vendin e ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Dhune Policia rrihet SPITAL Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.