Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se theksoi se takimi u zhvillua në kuadër të hapave që qeveria shqiptare po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si dhe për ecurinë e projekteve strategjike si Korridori VIII dhe Porti i Ri i Durrësit. Gjatë këtij takimi përveç Ramës ishte i pramishëm edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
”Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”,-shkruan Rama.

