Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policë të infiltruar u blenë drogë, ekzekutohen 31 masa sigurie! Aksioni pas 1 viti hetime dhe përgjime

19:50 / September 8, 20255 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1757351906 elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria është kryer gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit. 31 masa sigurie të ekzekutuara nga 45 në total të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. Sipas Policisë së Elbasanit, janë arrestuar 30 persona gjithsej, nga të cilët 5 u kapën në flagrancë. Ndërsa 1 person tjetër është nën hetim në gjendje të lirë. Ndërkohë që 14 persona të tjerë janë të shpallur në kërkim.

7 nga emrat e personave të ndaluar:

1-Mariglen Qosja
2-Bardhyl Grami
3-Eris Skilja
4-Mikel Dezhani
5-Shyqyri Bica
6-Arjan Bica
7-Klodian Hakballa

25 masa arrest në burg për prodhim e shitje narkotikësh:

A. B., 42 vjeç,
E. S., 48 vjeç,
Sh. B., 56 vjeç,
A. (A.) B., 52 vjeç,
F. Th., 34 vjeç,
H. G., 64 vjeç,
G. T., 37 vjeç,
M. B., 45 vjeç,
P. Q., 50 vjeç,
S. B., 38 vjeç,
D. E., 38 vjeç,
M. Q., 38 vjeç,
Sh. Sh., 46 vjeç,
B. G., 64 vjeç,
I. K., 38 vjeç,
M. E., 36 vjeç,
I. F., 45 vjeç
K. H., 34 vjeç,
A. K., 50 vjeç,
I. B., 41 vjeç,
K. Ç., 24 vjeç,
F. R., 24 vjeç,
K. K., 30 vjeç,
M. B., 24 vjeç,
P. T., 30 vjeç

5 të arrestuarit në flagrancë për drogë, armëmbajtje pa leje, mallra kontrabandë

J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,
A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”,
V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;
N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Nën hetim në gjendje të lirë:

H. D., 57 vjeç

Njoftimi i plotë

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Ekzekutohen 25 masa sigurie “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Gjithashtu,

  • u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

aksion Droge Elbasan grup Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.