Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria asnjë fitore kundër Letonisë! Sylvinho heziton për sulmin. Shiten që të gjitha biletat

17:31 / September 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 09 173018
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sonte në orën 20:45 ekipi kuqezi zbret në fushë për përballjen kundër Letonisë në ”Air Albania”. Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, event që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Sfida është kyçe për tanët, që në gjysmë të rrugëtimit në këtë grup ende i kanë shanset në dorën e vet, kjo pasi dy ekipet e renditura më sipër, Anglia dhe Serbia përballen në Beograd në një ndeshje direkte. Në të tilla kushte, kur Serbia pret Anglinë dhe ballkanasit kanë dy pikë më shumë se tanët në renditje, detyra e djemve të Sylvinhos është që të sigurojnë tri pikë për të ëndërruar Botërorin 2026 që zhvillohet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Përballjet kundër Letonisë

Në gjashtë takime kundër Letonisë, Kombëtarja jonë ka siguruar gjashtë barazime. Dueli i fundit mes palëve daton më 10 qershor 2025 në Riga për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, i cili përfundoi 1-1. Shtatë gola ka shënuar Kombëtarja jonë kundër letonezëve, kundrejt po aq të pësuarve. Pra një ekuilibër total.

Arbitrat

Polaku Damian Sylwestrzak do jetë arbitër kryesor në ‘Air Albania’, me ndihmësa Pawel Sokolnicki, Adam Karasewicz dhe Damian Kos. Në VAR do jenë Piotr Lasyk dhe Pawel Malec.

E gjithë Letonia vlen më pak se Armando Broja

Sipas ”Transfermarkt”, vlera e të gjithë futbollistëve të Letonisë për këtë takim kap shifrën e 9.15 milionë eurove, më pak se Armando Broja që vlen 12 mln euro në treg, apo Asllanit që vlen 13 mln euro. Në renditjen e UEFA-s, Letonia mban vendin e 137, ndërsa Shqipëria pozitën e 68-të. 26.2 vjeç është mosha mesatare e Letonisë, kundrejt 27 vjeç për tanët. Shqipëria vlen sot 81 mln euro si ekip.

Boterori 2026 kombëtarja Letonia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.