Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sesioni i ri parlamentar, Rama ironizon opozitën

11:17 / September 12, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4515
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, një ditë pasi PS mblodhi Asamblenë dhe kreu i qeverisë Edi Rama emëroi ministrat e rinj, dhe ndau detyrat për kabinetin e ri qeveritar, Kuvendi çeli këtë të premte dyert e sesionit të ri parlamentar.

Por, edhe kjo seancë nuk pati surpriza. Opozita vazhdoi me skenarin e vjetër, ku edhe këtë seancë të parë e nisi me tensione. Kreut të opozitën Sali Berisha, nuk i pritej që të nxirrte “dertin” e humbjes madhështore, kështu që nxitoi i pari për të marrë fjalën dhe si gjithnjë për të bllokuar foltoren. Pas tij, si përherë ishte Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi.

Pas mbylljes së seancës, për të nisur përsëri pasdite, në orën 17:00, ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, kryeministri Rama bëri një reagim në llogarinë e tij në “X”. Duke ironizuar sjelljen e opozitës në Kuvend, shkroi “Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!”

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, ka shkruar Rama në “X”.

Edi Rama parlament Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet

17:01 / September 27, 2026

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president

16:39 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.