Blendi Fevziu është një nga gazetarët më me eksperiencë në televizionet shqiptare.
Ai qëndron i pari edhe për sa i përket pasurisë.
Përpos vilës, qindra mijëra euro, apo apartamenteve të shumta në zona të Tiranës, Blendi duket se përdor edhe një makinë tepër luksoze.
Fevziu nget një Audi A 8 L e vitit 2015, me të cilën shihet shpesh duke postuar video, edhe pse mundohet të fshehë disi markën.
Nëse bën një kërkim të thjeshtë në internet, të del para çmimi i kripur i një automjeti të tillë.
Modeli i Fevziut më ekzaktësisht ka një çmim prej 50 mijë dollarësh.
Jo shumë njerëz mund të përballojnë një makinë të tillë, por me sa duket për Blendin kjo është një shifër e pranueshme.










