Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edi Rama: Do bëjmë reformë të re për prefekturat!

20:40 / September 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama sot 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbledhjes së qeverisë së re, kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte, më 19 shtator, ministren e Brendshme, Albana Koçiu.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama u ndal në ridimensionimin e këtij dikasteri, duke theksuar domosdoshmërinë e një ndryshimi rrënjësor në administratën e Punëve të Brendshme.

Po ashtu, Rama paralajmëron reformë në prefektura për të rritur efektivitetin e pushtetit vendor në administrimin e Punëve të Brendshme.

“Ligji i praktikës europiane, por ligji nuk mund të mbetet në letër në këtë aspekt që po flas, dhe forca e zakonit shqiptar të na imponojë të njëjtin avaz. Po t’i referohesh inventarit të politikave dhe strategjive të Punëve të Brendshme, është i plotë. Madje dhe paratë nga donatorë apo buxheti i shtetit për nënshkrimin e këtyre strategjive janë goxha. Por ama, po të shikosh veprimtarinë e përditshme të Punëve të Brendshme apo strukturave të pa lidhura direkt me Policinë e Shtetit, atëherë kupton se këto politika janë letra. Dhe Administrata e Punëve të Brendshme bashkë me atë të Jashtme, janë dy administrata që jetojnë në një kohë orare tjetër. Dhe kjo nuk është çështje e punonjësve. Është çështje e vizionit, e orientimit, e asaj që kërkohet nga administrata. Dhe faktikisht ndryshimi rrënjësor i administratës, i cili nuk fillon nga ndryshimi i njerëzve, por nga ndryshimi i qasjes në një drejtim që kërkon të shihen ndryshe Punët e Brendshme, është një domosdoshmëri.
Arsimimi dhe edukimi në vazhdim i trupës policore, nuk është një çështje e trupës policore, por e Ministrisë së Brendshme. Dimensioni i Pushtetit Vendor në Punët e Brendshme, po të lexojmë legjislacionin, është i gjerë, po të shohim realitetin, është i mangët.

Na duhet një reformë për prefekturat që dro drejtohet nga ministrja e Punëve të Brendshme dhe ministri për Pushtetin Vendor dhe na duhet të nxjerrim konkluzionin, na duhen apo s’na duhen fare. Nëse po si mund të bëhen një vlerë e shtuar në gjithë rrjetin e administrimit të Punëve të Brendshme dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në Punët e Brendshme është afër zeros.”, tha Rama.

Edi Rama kociu prefektura reforme te re
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.