Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
telefon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një celular i gjetur në qelinë e një të burgosuri në IEVP Fier është zhdukur gjatë veprimeve procedurale, duke sjellë nisjen e hetimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur më 24 qershor 2026. Gjatë kontrollit në dhomën ku vuante dënimin shtetasi Klevis Caka u gjet një aparat i dyshuar celular, për të cilin i burgosuri pranoi autorësinë.

Megjithatë, gjatë veprimeve të para hetimore u konstatua se telefoni, i raportuar si provë materiale, mungonte.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi masën “Arrest në burg” për dy të paraburgosurit Klevs Caka. dhe B.P.

Ndërkohë, masa sigurie janë caktuar edhe për katër punonjës të IEVP Fier. Bëhet fjalë për M.B., E.H., S.H. dhe J.M., ndaj të cilëve është vendosur pezullimi i ushtrimit të detyrës, ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e zhdukjes së celularit nga ambientet e burgut.

Njoftim!

Nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë kryer veprime me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal nr. 1118/2026, në lidhje me ngjarjen e datës 24.06.2026 të ndodhur në IEVP Fier, ku AMSEVP është njoftuar se nga kontrolli i ushtruar në dhomën ku vuan dënimin shtetasi i burgosuri Caka, u gjet një aparat i dyshuar celular, për të cilin i burgosuri ka pranuar autorësinë.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale, telefoni celular, për të cilin ishte raportuar dhe përpiluar raporti i incidentit.

Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka vendosur:

Masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit e paraburgosur Klevis Caka. dhe B.P.;

si dhe masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit:

M.B. – me detyrë përgjegjës i godinës B dhe C;
E.H. – me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A;
S.H. – me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A;
J.M. – me detyrë punonjës i rolit bazë në sektor, godina A.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email në adresën [email protected].

amp BURGU celulari Fier Police
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026

Situatë alarmante në Lundre të Ulzës, zjarri po avancon drejt Shkopetit

15:56 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.