Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv/kryeministrja Balluku në Monako: Shqipëria do bëhet një vend turistik me marina inteligjente

16:02 / September 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 22 155721
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria mori pjesë për herë të parë në Konferencën Ndërkombëtare për Marinën Inteligjente dhe të Qëndrueshme, e cila u zhvillua në Monako, ku u diskutuan zhvillimet dhe mundësitë në industrinë detare dhe turizmin bregdetar.

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në këtë konferencë prezantoi strategjinë kombëtare të marinave dhe planet për zhvillimin e infrastrukturës detare të Shqipërisë. Balluku theksoi se Shqipëria po punon për të transformuar bregdetin e saj në një pikë kyçe të industrisë detare në Mesdhe, duke i dhënë një hov të ri zhvillimit të marinave dhe porteve.

“Plani për ndërtimin e një porti të ri komercial në zonën e Porto-Romanos, apo ndërtimi i portit të ri në Triport, i ka dhënë një hov të ri industrisë së marinave, pasi marina e Durrësit dhe marina e Vlorës shumë shpejt do të nisin operacionet e tyre. Por nga ana tjetër, kjo industri e re, pjesë e industrisë detare, po zhvillohet me hapa të qenësishëm dhe inovatore në të gjithë Europën”, tha ajo.

Balluku informoi se skuadra e Luca Dinit, arkitektit të njohur italian, prej disa muajsh po punon me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë për të dizenjuar strategjinë e Marinave Inteligjente dhe të Qëndrueshme. “E gjithë kjo punë do ta kthejë Shqipërinë në një hub mesdhetar të një industrie si pjesë e turizmit që tashmë është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tonë, por, që nga ana tjetër duhet të ketë sa më shumë inovacion për të prodhuar një qëndrueshmëri edhe për dekadat e ardhshme”, shtoi Balluku.

Ministrja përmendi gjithashtu rëndësinë e trajnimit të rininë shqiptare mbi këto inovacione dhe industrinë detare. “Sot ishte një ditë e shkëlqyer për të promovuar të gjithë ecurinë e infrastrukturës shqiptare. Asaj të aviacionit, infrastrukturës rrugore, por mbi të gjitha infrastrukturës detare dhe lajmi më i mirë është se kjo infrastrukturë e re, ky sektor i ri, që do të zhvillohet në vendin tonë, do të ketë nevojë për djem dhe vajza të reja të cilat duhen trajnuar dhe duhen shkolluar mbi këto inovacione dhe industrisë detare, për ta kthyer vendin tonë në një pikë tërheqëse për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë jetën e tyre, pushimet në detin shqiptar”, u shpreh Balluku.

belinda balluku Marina inteligjente monako
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.