Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: “Regional AI Hackathon 2025”, mundësi për të kthyer idetë me AI në zgjidhje konkrete

16:23 / September 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
555682419 1348798066615851 3664855003584238883 n 696x903 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 14 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mbahet eventi i inteligjencës artificiale “Regional AI Hackathon 2025”. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale se, ky nuk është thjesht një event, është një sfidë reale për të krijuar ndryshim me inteligjencën artificiale.

“Të rinj, inovatorë, universitete, biznese dhe banka do të bashkojnë forcat për t’i kthyer idetë e tyre me AI në zgjidhje konkrete. Nga shëndetësia tek qytetet “inteligjente”, arsimi dhe qëndrueshmëria, do të eksplorojmë së bashku se si AI mund të transformojë Ballkanin Perëndimor”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama u shpreh se projektet më të mira do të përzgjidhen për AI Bootcamp, (14 tetor 2025) dhe Hackathon (nëntor 2025) për të zhvilluar prototipet dhe për t’i prezantuar për financim dhe mbështetje. Kryeministri gjithashtu ftoi të interesuarit të mos e humbasin këtë mundësi unike dhe të aplikojnë në linkun https://crowdhackathon.com/regionalhackathon-ai/

Aplikimet mbyllen më 3 tetor. “Regional AI Hackathon 2025” është një iniciativë me vizion që bashkon talente të reja, studiues dhe sipërmarrës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova.

Ky event fuqizon të rinjtë e Ballkanit Perëndimor dhe diasporën e tyre për të bashkëkrijuar, për të sjellë inovacion dhe për të zhvilluar zgjidhje të drejtuara nga IA-ja që nxisin transformimin dixhital dhe adresojnë sfidat e përbashkëta rajonale. “Hackathon” është një thirrje për të gjithë të rinjtë e motivuar për të marrë pjesë, për të bashkëpunuar dhe për të formësuar një të ardhme më të zgjuar dhe më gjithëpërfshirëse për rajonin tonë përmes fuqisë së Inteligjencës Artificiale.

al Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.