Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar “Forbes Global Properties”, një zhvillim që u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama gjatë një eventi të posaçëm organizuar me rastin e hapjes së përfaqësisë ekskluzive të këtij rrjeti në vend, në bashkëpunim me kompaninë Capital Point.
Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij momenti për tregun imobiliar shqiptar, duke e cilësuar si një hap drejt vlerësimit të pasurive të paluajtshme në vend dhe një shenjë besimi nga investitorët ndërkombëtarë.
Edi Rama: Të shoh CEO që vjen këtu nga SHBA për të kremtuar këtë mbrëmje, është arritje mjaft e madhe U çudita pak sepse kur ju ofrua përkthim nga shqipja në anglisht, refuzoi. Mësova se në fakt nuk ka lidhje me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash pse nuk deshe përkthim.
Dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju. Më e mira s’ka ardhur ende. Në të kundërt nuk do të kishit vënë këmbë në Shqipëri. Shqipëria sot është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë. Është mirë të dihet që ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.
Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite. Në një vend që ka përqindje më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94%, është diçka e jashtëzakonshme që vlera e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë.
