Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri Edi Rama flet në eventin e Forbes Global Properties

20:00 / September 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zh edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar “Forbes Global Properties”, një zhvillim që u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama gjatë një eventi të posaçëm organizuar me rastin e hapjes së përfaqësisë ekskluzive të këtij rrjeti në vend, në bashkëpunim me kompaninë Capital Point.

Kryeministri theksoi rëndësinë e këtij momenti për tregun imobiliar shqiptar, duke e cilësuar si një hap drejt vlerësimit të pasurive të paluajtshme në vend dhe një shenjë besimi nga investitorët ndërkombëtarë.

Edi Rama: Të shoh CEO që vjen këtu nga SHBA për të kremtuar këtë mbrëmje, është arritje mjaft e madhe U çudita pak sepse kur ju ofrua përkthim nga shqipja në anglisht, refuzoi. Mësova se në fakt nuk ka lidhje me rrënjë shqiptare, kështu që do ma thuash pse nuk deshe përkthim.

Dua t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju. Më e mira s’ka ardhur ende. Në të kundërt nuk do të kishit vënë këmbë në Shqipëri. Shqipëria sot është një destinacion shumë tërheqës dhe është një gjë shumë e mirë të dish që Forbes ka një shprehje shumë të fortë interesi për Shqipërinë. Është mirë të dihet që ata nuk shkojnë kudo, ata shkojnë aty ku mendojnë se ka një horizont të ri. Ky është lajm i mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e pasurive të paluajtshme.

Çdo familje shqiptare do të ketë një pronë që do të ketë një vlerë shumë herë më të lartë vetëm në pak vite. Në një vend që ka përqindje më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94%, është diçka e jashtëzakonshme që vlera e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë.

eventin forbes global Kryeministri Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.