Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Këlliçi: Po mendojmë për kandidaturë edhe jashtë radhëve të PD-së

14:38 / September 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4771
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku kanë qenë dy profilet e para që kryetari i PD-së Sali Berisha ka thirrrur për t’i propozuar që të kandidojnë në zgjedhjet e Tiranës për vendin e kryebashkiakut të ri të kryeqytetit.

I ftuar në News24, Këlliçi sqaroi se të dy kanë refuzuar ofertën për kandidim, pasi janë të angazhuar me projekte të tjera dhe nuk e shohin këtë garë si pjesë të axhendës së tyre aktuale politike.

“Zoti Alimehmeti dhe zonja Tabaku e kanë bërë të qartë se nuk do të kandidojnë. Janë të fokusuar në angazhimet e tyre përkatëse, dhe e kanë përjashtuar këtë mundësi,” u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi se Partia Demokratike është në kërkim të një kandidati të njohur dhe me profil publik, duke mos përjashtuar mundësinë që emri të vijë edhe nga jashtë partisë.

“Kandidatët e mundshëm nuk kufizohen vetëm brenda strukturave të PD-së. Mund të jetë edhe një figurë nga jashtë, me profil të lartë dhe mbështetje qytetare,” tha ndër të tjera deputeti demokrat.

Këlliçi: Në gjykimin tim për momentin kandidatura e parë që do duhej të propozohej nga PD, duhet të ishte zonja Tabaku, meqë ka rezultuar dhe më e votuara në këto zgjedhje. Zonja Tabaku qartësisht në të drejtën e saj që të jemi korrekt ka planin e saj në Kuvendin e Shqipërisë në një mandate që sapo e ka filluar dhe nuk i vë aspak faj dhe ky është projekti i saj politik. Jam i bindur që nëse Jorida do të ishte në garë me Manastirliun pa diskutim do kishim pasur surprizë në Tiranë.

Të njëjtën gjë mendoj edhe për zotin Alimehmeti, por ai thotë shiko, unë kam një projekt politik timin, kam një program katër vjeçar.

Këto dy profile kanë qenë të parët që duhet të ishin thirrur dhe në dijeninë time kanë patur dhe një bisedë me zotin Berisha, janë thërritur nuk kanë pranuar. Ne do vijojmë të gjejmë një kandidaturë pse jo edhe jashtë radhëve të PD-së për të gjeneruar sa më shumë mbështetje.

belind kellici kandidat Tirane zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.