Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

994 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë, INSTAT: Shifrat janë 10% më të larta se një vit më parë

12:40 / September 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
213231 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shifrat e INSTAT treguan që këtë vit ka qenë më i lartë numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit gjatë verës.

Në muajin gusht, 994.573 persona dolën nga Shqipëria, duke shënuar një rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Por përzgjedhja kryesore e destinacioneve për pushime ishin dy: Greqia dhe Turqia.

Operatorja turistik, Fiori Zani thotë: “Shqiptarët, në radhë të parë, shkojnë jashtë sepse Shqipërinë e kanë vizituar dhe kanë kuriozitet. Në radhë të dytë, besoj se linjat low cost i favorizojnë që t’i bëjnë pushimet jashtë, duke i rezervuar në avancë, patjetër që të kapin një çmim më të mirë. Greqia dhe Turqia janë destinacionet kryesore që vizitojnë shqiptarët gjatë verës. Greqia për shkak të afërsisë dhe të gjitha llojeve të akomodimeve që ofron, që nga apartamentet deri te hotelet luksoze me shërbimin all inclusive. Turqia është facilitet për familjarët sepse çdo gjë është e organizuar dhe e di sa do të shpenzosh pa u nisur. Pastaj, patjetër, Spanja ka qenë një destinacion mjaft i kërkuar këtë vit, por jo vetëm, edhe jugu i Francës dhe patjetër Italia, Sicilia, kanë pasur shumë kërkesa.”

Gjatë sezonit veror ka pasur shumë diskutime në lidhje me kostot e pushimeve në Shqipëri, ku jugu i vendit konsiderohet dhe si më i shtrenjti. Por, sipas operatorëve turistikë, një situatë e tillë paraqitet edhe në Europë, ku në destinacionet më të kërkuara, standardi i çmimeve është më i lartë.

“Edhe po të ikësh në destinacionet që janë të bukura si Sardenja, Santorini, patjetër që çmimet janë shumë më të larta se jugu i Shqipërisë. Çmimet janë rritur kudo, edhe Greqia pati ulje të turistëve rreth 30%, kjo edhe për shkak të uljes së euros dhe rritjes së çmimeve, ndikoi kudo, jo vetëm në Shqipëri”, shton Zani.

Sa u përket ditëve të qëndrimit, pushimet e shqiptarëve jashtë nuk kanë zgjatur më shumë se 7 ditë, ndërsa kostoja e harxhimeve është llogaritur të jetë minimalisht 500 euro për person.

Greqi Instat jashte Shqiptare udhetim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.