Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim

13:15 / September 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me fillimin e stinës së vjeshtës, urgjenca e Spitalit Rajonal të Elbasanit po përballet çdo ditë me një fluks të shtuar pacientësh të prekur nga virozat e stinës. Më shumë se 200 qytetarë paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore, shumica me simptoma të gripit dhe ftohjeve të ndryshme.

Sipas mjekëve të urgjencës, kthimi i fëmijëve dhe të rinjve në shkolla ka ndikuar dukshëm në përhapjen e këtyre infeksioneve respiratore.

Ergys Mici, shef i shërbimit të Urgjencës në Spitalin e Elbasanit, shprehet:

“Kemi një rritje të konsiderueshme të rasteve me viroza tipike të stinës, si dhe disa raste me Covid-19.

Megjithatë, situata mbetet e menaxhueshme dhe nuk ka vend për panik.”

Paralelisht me virozat sezonale, është vënë re edhe një shtim i lehtë i rasteve me Covid-19, por sipas mjekëve, këto raste nuk janë të rënda dhe trajtohen në kushte ambulatore.

Specialistët e shëndetësisë theksojnë se vaksinimi kundër gripit mbetet një nga masat më efektive të mbrojtjes, veçanërisht për personat që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët janë më të rrezikuarit nga komplikacionet që mund të sjellin virozat.

Mjekët apelojnë gjithashtu që qytetarët të mos i neglizhojnë simptomat e para të gripit, si temperatura, kolla apo dhimbjet muskulore, pasi neglizhenca mund të çojë në komplikacione të rënda dhe përhapje të mëtejshme të infeksioneve.

“Mos i neglizhoni simptomat apelojnë mjekët. Trajtimi në kohë është çelësi për të shmangur problemet më serioze shëndetësore”.

apelojne Elbasan mjekte viroza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.