Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Sot 9 ndeshje të Champions League, Mourinho rikthehet në ‘Stamford Bridge’! Reali luan në Kazakistan, në fushë Liverpool e Bayern

13:35 / September 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759228809 championsleague
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo e martë në mbrëmje rezervon nëntë duele për fazën e ligës të Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Në orën 18:45 në fushë luhet Atalanta – Club Brugge dhe Kairat Almaty – Real Madrid. ‘Galaktikët’ e Xabi Alonsos kanë bërë një flutim të gjatë prej 6400 kilometrash për të mbërritur në Kazakistan, aty ku vendasit e Kairat Almaty do e kthejnë në një ditë historike. Te madrilenët nuk do jenë të gatshëm Alexander-Arnold, Carvajal, Eder Militao, Mendy dhe Rudiger.

Në orën 21:00 në fushë zbresin 14 skuadra. Në ‘Meazza’, Interi luan kundër Slavias së Pragës, me italianët që nuk do kenë të gatshëm vetëm Palacios. Në Londër, Chelsea pret portugezët e Benficas. Për ‘Blutë’ mungojnë Coluill, Delap, Fofana, Palmer dhe Sterling. Ndërkohë që Jose Mourinho do drejtojë në një ndeshje të Champions League pas pesë vitesh. Trajneri i Benficas është rikthyer në ‘Stamford Bridge’ si një ish-i Chelsea, ku ka bërë shumë miq.

Në Stamboll, Galatasaray luan kundër Liverpool. Te të kuqtë mungojnë Chambers, Chiesa dhe Leoni. Në Qipro luhet Pafos – Bayern Munich. Edhe për modestët ishullorë kjo datë do shënohet me gërma të arta në histori, pasi përballë tyre janë gjigantët gjermanë. Davies, Ito, Musiala, Stanisic dhe Urbig janë mungesa për bavarezët.

Champions League, raundi 2 – e martë, 30 shtator 2025

18:45

Atalanta – Club Brugge

Kairat Almaty – Real Madrid

21:00

Atletico Madrid – Eintracht Frankfurt

Bodo/Glimt – Tottenham

Chelsea – Benfica

Galatasaray – Liverpool

Inter – Slavia e Pragës

Marseille – Ajax

Pafos -Bayern Munich

Bayern CHAMPIONS league Liverpool mourinho real
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet anti-islame në ndeshjen ndaj Egjiptit

21:00 / October 21, 2026

Luiza Gega rikthehet me medalje të artë në garat ndërkombëtare, fiton gjysmë maratonën në Serbi

14:52 / October 19, 2026

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.