Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj dekretoi datën për zgjedhjet në 6 bashki, Bardhi: Ke rrënuar autoritetin e Kushtetueses

16:44 / October 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor të këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Sipas tij, Begaj ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Duke thënë më tej se Begaj është marrë peng nga Rama, Bardhi shtoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë nëse ndërprerja e mandatit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj është ose jo në përputhje me Kushtetutën.

Postimi i plotë

Asnjë surprizë nga Bajram Begaj!

Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës.

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues.

Askush në 35 vjet demokraci nuk e ka dëmtuar kaq shumë reputacionin e Kreut të Shtetit. Arsyet janë tërësisht banale: Edi Rama ka marrë peng Bajram Begajn, dhe e komandon atë njëlloj si “Diellën”!

6 bashki bardhi begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

“Paketa e Maleve” në Kushtetuese, ankesa kalon për shqyrtim në seancë plenare

10:15 / September 16, 2026

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

08:56 / September 16, 2026

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.