Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti nga DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, Xhixho: Institucionet kanë dështuar për të mbrojtur viktimat

17:48 / October 1, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/presidentja dhe deputetja e PL-së Erisa Xhixho, ka komentuar raportin e fundit të DASH për Trafikimin e Qenieve Njerëzore për vitin 2025, që për të nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë. Sipas Xhixhos, vendi ynë nuk përmbush standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Ndërsa më tej ajo analizon disa nga pikat, teksa thotë që dështimi i institucioneve është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme dhe bashkëpunimit të hapur me krimin.

Postimi i plotë

Në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në vitin 2025 nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë, vendi ynë nuk përmbush ende standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Dështimi i thellë i institucioneve tona është pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme dhe bashkëpunimit të hapur me krimin. Sot, Partia e Lirisë denoncon me forcë këtë situatë dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga qeveria.

Hetime të dobëta, drejtësi që nuk vepron. Raporti tregon qartë se policia dhe prokuroria në nivel lokal nuk kanë kapacitet për të trajtuar rastet e trafikimit. Minimizimi i akuzave, shpeshherë i qëllimshëm, i shpëton trafikantët nga ndëshkimi i merituar. Një drejtësi që i shërben krimit dhe ndëshkon viktimat nuk mund të jetë kurrsesi drejtësi. Gratë dhe vajzat bëhen dy herë viktima për shkak të deformimit të cështjeve të tyre. Janë identifikuar raste ku gra dhe vajza të trafikuara janë ndjekur penalisht për prostitucion, pa u pyetur kush i shfrytëzoi dhe kush përfitoi nga dhuna ndaj tyre. Kjo është një padrejtësi e dyfishtë.

Kaos institucional dhe mungesë koordinimi. Shteti ka dështuar në mbrojtjen e viktimave. Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Mekanizmi i Referimit nuk mblidhen, nuk marrin vendime dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Dështimi institucional i hap rrugën trafikimit, që lulëzon në heshtje.

Zero mbështetje për viktimat. Prej tre vitesh, asnjë fond nga asetet e sekuestruara të krimit nuk janë vënë në funksion të përmirësimit të jetës së viktimave. Qeveria nuk ofron shërbime afatgjata, bashkitë nuk garantojnë strehim, dhe viktimat, sidomos nënat me fëmijë, mbeten në mëshirë të fatit. Sepse shteti nuk mbron jetën njerëzore.

Drejtësia traumatizon sërish. Gjykatat refuzojnë kompensimin dhe viktimat detyrohen të dëshmojnë disa herë, duke përjetuar traumën e tyre edhe më keq. Asnjë gjykatë nuk ofron kushte të sigurta për dëshmitarët. Në disa raste, prokurorët kanë refuzuar të ndërhyjnë edhe kur prindërit shfrytëzojnë fëmijët e tyre.

Pandëshkueshmëria. Shteti shqiptar nuk ka hetuar dhe as ndëshkuar ndonjë zyrtar të përfshirë në trafikim. Ndërsa të fortët me lidhje pushteti nuk dalin para drejtësisë, korrupsioni dhe bashkëpunimi i heshtur me rrjete kriminale vazhdojnë pa asnjë frenim. Kjo tregon jo vetëm paaftësi, por edhe bashkëfajësi. Një vend ku shteti mbron trafikantët dhe dënon viktimat as nuk mund ta çojë nëpër mend integrimin në BE, as në 2030 dhe as ndonjëherë.

DASH trafiku i qenieve njerëzore xhixho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.