Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në qarkun e Korçës pas tërmeteve të fuqishme në zonë dhe pasojat e tij.
Ai shpreh shqetësimin e tij për pasojat e rënda të tërmetit dhe dëmet e shumta materiale.
Presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi. Meta u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar.
