Një konflikt mes kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve, dhe me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dorëz të Tiranës, rreth orëve të mesditës. I plagosuri i identifikuar si Enver Karaj, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë që bëhet e ditur se policia ka arrestuar autorin e plagosjes, që sipas mediave e ka emrin Flamur Karaj, dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
NJOFTIMI I POLICISE
Informacion paraprak
Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konfkikti të çastist mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjeksore.
Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
