Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trafiku i armëve, tropojani i kërkuar nga SPAK i lirë rrugëve të Londrës

10:14 / October 8, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4931
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

28-vjeçari shqiptar, Alban Gjidiaj, i akuzuar për përfshirje në një komplot ndërkombëtar për trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, është lënë i lirë me kusht nga autoritetet britanike ndërsa përballet me procedurat e ekstradimit në Shqipëri.

Sipas autoriteteve shqiptare dhe dokumenteve gjyqësore, Gjidiaj është i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte planifikuar të transportonte tetë armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme municioni nga porti i Durrësit drejt bandave në territorin britanik.
Gjidiaj u arrestua më herët këtë vit nga Policia Metropolitane e Londrës, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u la i lirë me kusht pasi ofroi një garanci prej 5,000 paundësh, duke nxitur reagime për lirimin e tij, pavarësisht rrezikut që paraqet për sigurinë publike.

Sipas Daily Mail nëse ekstradohet dhe shpallet fajtor, ai përballet me një dënim prej 17 vitesh burg në Shqipëri. Gjidiaj i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do t’i kundërshtojë përpjekjet për ekstradim.
Sipas një komunikate të SPAK të lëshuar në korrik, më 10 prill 2023, në portin e Durrësit u ndalua një furgon me targa britanike, brenda të cilit u zbuluan tetë armë tip pistolete (Glock, Herstal dhe Browning), katër karikatorë dhe 201 fishekë kalibri 9 mm, të fshehura në një tavolinë druri.

Armatimi ishte pa numra serialë, çka sipas hetuesve dëshmonte për përdorimin e tyre të planifikuar në aktivitete kriminale të padukshme. Në këtë rast, Gjidiaj akuzohet për rol ndihmës në organizimin e transportit dhe logjistikës.
Një ekspert shqiptar i krimit të organizuar, në kushte anonimiteti, deklaroi për mediat britanike:
“Çmontimi i kësaj organizate kriminale nga SPAK ka shpëtuar jetë. Këto armë ishin të destinuara për grupe kriminale në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ruajtjen e fermave të kanabisit apo shtëpive të sigurta ku ruhen lëndët narkotike.”

Në të njëjtin hetim, është përfshirë edhe Almir Gjidiaj, 33 vjeç, vëllai i Albanit, i cili u arrestua në një hotel në ishujt Rosario, në brigjet e Kolumbisë. Sipas SPAK, ai konsiderohet si kreu i një nën-grupi në Mbretërinë e Bashkuar, i cili merrej me menaxhimin e trafikut të armëve në tregun e zi.
Almir Gjidiaj, që më parë kishte regjistruar një kompani pastrimi në Londër, akuzohet për rolin drejtues në rrjetin e trafikimit të armëve me rreze të mesme dhe të gjatë.
Alban Gjidiaj pritet të dalë para Gjykatës së Magjistratëve të Westminsterit më 4 dhjetor 2025, ku do të mbahet seanca kryesore e shqyrtimit të kërkesës për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Ai është aktualisht nën masë kontrolli elektronik (tag), i detyruar të qëndrojë në banesë nga ora 19:00 deri në 07:00, të paraqitet rregullisht në një komisariat policie dhe nuk lejohet të aplikojë për dokumente udhëtimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.