Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Sot mësuesi është i paprekshëm, më parë nuk kishin garanci për vendin e punës

15:42 / October 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1760101274 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësuesit e Shqipërisë janë renditur ndër vendet me rezultatet më të larta pozitive në testimin ndërkombëtar TALIS ku marrin pjesë 55 vende të OECD. Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e PS-së i ktheu autoritetin mësuesve.

Kreu i qeverisë shtoi se kur erdhën në pushtet, autoritetin e mësuesve e gjetën të lënduar, por sot situata ka ndryshuar. Më parë, vendi i punës së mësuesit sipas Ramës lidhej me partinë në pushtet, por nënvizoi se sot kanë garanci totale për vendin e punës pavarësisht bindjeve politike që mësuesit kanë.

”Ne besojmë tek ju, kemi besuar tek ju edhe para se ky anketim të tregonte në mënyrë shkencore që ju meritoni të gjithë besimin dhe respektin e shoqërisë, ndryshe nga çfarë mund të duket nga larg. Rivënia në vend e autoritet të mësuesit është sfidë e madhe, një autoritet që e gjetëm shumë të lënduar, nga koha, nga politizim i tejskajshëm i sistemit, nga fakti që mësuesit nuk kishin asnjë garanci për vendin e punë, të gjitha i kishin të lidhura me partinë në pushtet. Sot është praktikë e konsoliduar, ju jeni të paprekshëm pavarësisht bindjeve tuaja politike”, tha Rama.

Duke folur për vështirësitë me të cilat përballen mësuesit për të edukuar brezin e ri, kryeministri shkëmbeu edhe disa batuta me mësuesit. Rama tha se e kupton vështirësinë e tyre për tu përballur me “çerrat e sotëm”, duke iu referuar nxënësve. Rama tha se sot “çerrat” kanë shumë informacione të paorientuara dhe shkojnë në shkollë me “shokun”, duke iu referuar celularit.

Edi Rama mësuesit OECD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.