Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hapen dyert e qendrës komunitare në Lezhë. Ministrja Sala: Shëndeti mendor nuk duhet të jetë më një tabu

17:49 / October 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 10 10 at 17.42.10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është hapur Qendra e re Komunitare e Shëndetit Mendor në Lezhë, e cila do të ofrojë shërbime multidisiplinare për shëndetin mendor për këdo që ka nevojë për mbështetje të specializuar në zonën e Lezhës, Kurbinit dhe Rrëshenit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zhvilloi një vizitë në këtë qendër, ku theksoi rëndësinë e angazhimit të institucioneve për forcimin e shërbimeve të shëndetit mendor dhe ofrimin e tyre në mënyrë gjithëpërfshirëse e sa më pranë komunitetit.

“Shëndeti mendor nuk duhet të jetë më një tabu. Është një problem, një sëmundje si gjithë të tjerat, prandaj është i rëndësishëm ndërgjegjësimi për të mos parë ndryshe një njeri që ka probleme me shëndetin mendor. Qasja në shërbimet e shëndetit mendor duhet të jetë e barabartë për të gjithë pa stigmatizim, pa vonesa, pa përjashtime”, u shpreh ministrja Sala.

Qendra Komunitare e Shëndetit Mendor në Lezhë, e para e këtij lloji në qark, është një investim i Bashkisë Lezhë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Qendra përfshin një ekip profesional mjekësor me dy mjekë psikiatër, dy infermierë të shëndetit mendor, një psikolog dhe një punonjës social. Ata veprojnë në koordinim, sipas protokolleve përkatëse, duke ofruar përkujdesje përmes shërbimeve psikiatrike, psikologjike, infermierore dhe sociale në nivel rajonal.

Kjo qendër synon identifikimin e hershëm të problematikave në shëndetin mendor dhe trajtimin e pacientëve përmes shërbimeve bio-psiko-sociale. Shërbimet ofrohen sa më pranë komunitetit, me qëllim parandalimin e shtrimeve në spital dhe për të ofruar rehabilitim e aftësim psiko-social, në përputhje me protokollet e përcaktuara.

Përveç kësaj, në qendër ofrohen edhe shërbime të avokimit dhe psiko-edukimit, si dhe promovohet shëndeti mendor pozitiv. Dita Botërore e Shëndetit Mendor shërben si një kujtesë e fuqishme se: “Nuk ka shëndet të mirëfilltë pa shëndet mendor!”

Evis SaLA Lezhë shëndeti mendor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.