Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kreu i SPAK-ut, Dumani takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian

16:51 / October 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1760538963 altindumani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti. Lajmet jepet në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Gjatë këtij takimi në fokus të diskutimeve ishte puna e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar. Thuhet edhe se Dumani pritet të vizitojë së shpjejti Brukselin ku ndër të tjera do të paraqesë rezultatet e punës së tij në SPAK gjatë këtij mandati si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë vizitës së Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.

Së shpejti presim të mirëpresim Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.

Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Altin Dumani Komisoni Europian spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.