Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Fjalim 1 orë”, Berisha: Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK-së

14:17 / October 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha thotë se Edi Ramën e detyruan të mos marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet në Tiranë në mbështetje të UÇK-së. Sipas tij, kreu i qeverisë kishte përgatitur një orë fjalim, por e detyruan të tërhiqej.

“Rama nuk do të marrë pjesë. E detyruan të mos marrë pjesë. Nuk e them kush. E detyruan dhe të jeni të sigurt kishte përgatitur fjalim një orë. E detyruan të tërhiqej, kishte përgatitur një fjalim të gjatë tani ka kaluar në stilin e kubanëve”, tha Berisha.

Teksa shprehu mbështetjen ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës, Berisha theksoi se Rama i dëmton më shumë luftëtarët e UÇK-së, ndërsa tha se është kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës

“Edi Rama i dëmton shumë ata se është një personalitet i damkosur tanimë. E keni marrë vesh, i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Dhe ta shohin atë gjykatësit se ky po u del zot, absolutisht i rëndon. Të dalë Taulant Balla, i cili i ka rekordet e zeza në të gjitha kancelaritë, dhe të flasë për luftëtarët e lirisë, i dëmton. Po, normale, luftëtarët e UÇK dhe qytetarët e tjerë janë të lirë të organizojnë çfarë të mendojnë. Por Edi Rama ka faktuar se është një armik i egër i Kosovës. Ju kujtohet ju projekti për ndarjen e kufijve? Ky ka qenë promotor kryesor.

Ju kujtohet ju Ballkani i Hapur kur Kosovën e futën në hartën e Serbisë? Ky ka qenë autori kryesor. Ju kujtohen sanksionet që i vu Albin Kurtit? Ky ka qenë. Ju kujtohet fluturimi i tij, mblodhi Batonët e Kosovës për të rrëzuar qeverinë? Ky ka qenë. Ju kujtohen fjalimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës? Ky është. Edhe këtë e ka kundër tij. Ne nuk jemi që të ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës. Dua të shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese”.

PD Rama Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.