Një ngjarje aspak normale ajo që ka ndodhur në Dallas të SHBA, ku një nënë i ka lyer fytyrën me alkool vajzës së saj 5-vjeç dhe më pas e ka vënë atë në zjarr.
Nëna 20-vjeçare, Dalia Jimenez është gjobitur me 20 mijë dollarë ndërsa është lënë e lirë.
Sipas “Daliy mail”, policia kishte shkuar në shtëpinë e 20-vjeçares pasi kishte marrë njoftimin se një fëmijë ishte djegur dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
E reja, fillimisht, i justifikoi djegiet e vogëlushes si pasojë e një aksidenti me një qiri, por pasi policia nuk po gjente përputhje në deklaratën e saj, ajo kishte pranuar se i dogji fytyrën të bijës si ndëshkim për të qarat e saj.
Fëmija ka marrë të djegura në dyja faqet, tek mjekra dhe djegie të vogla tek shpatullat. Ajo i kishte treguar policisë se edhe ishte rrahur me rrip nga e ëma. 5-vjeçarja, së bashku me vëllanë e saj më të vogël, u dërguan tek të afërmit e 20-vjeçares.
