Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qeveria dërgon argument në Kushtetuese për shkarkimin e Veliajt: Nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj, shkak arresti

16:45 / October 16, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Photo Erion Veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga posti. Kurse një ditë më parë, ishte Presidenca që dërgoi parashtrimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë.

Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar. Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim”, thuhet në parashtrimet e Këshillit të Ministrave.

Gjykata Kushtetuese Qeveria veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Gazetari: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin…

22:40 / September 28, 2026

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

15:41 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh”/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë vlerëson vendin, Rama ndërhyn me humor: “Mos e zgjat, kam një takim me gjermanët”

11:26 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.