Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu me gratë sipërmarrëse: Programi i Rilindjes Urbane 2.0 do të rrisë vlerën e biznesit

13:18 / October 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 17 124648
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu ka vijuar turin e takimeve me komunitetin për Tiranën 2030, me një bashkëbisedim me gra e vajza sipërmarrëse të Njësisë 3. Pasi dëgjoi shqetësimet që u ngritën në lidhje me zhvillimin e hapësirave të çliruara, Manastirliu foli për programin e Rilindjes Urbane 2.0, që synon riorganizimin dhe harmonizimin e hapësirave të përbashkëta, duke i shërbyer komunitetit, por edhe duke ngritur vlerën e biznesit.

“Sot, ne kemi më shumë se 1000 hapësira që janë çliruar në rrugët kryesore, por edhe në lagje, që janë 1000 mundësi për të realizuar qëllimin e përbashkët të komuniteteve, qoftë atë të banorëve, qoftë atë të biznesit.

Si realizohet kjo? Edhe në hapësira shumë të vogla, arkitektët janë duke punuar dhe po bëjnë projekte, që i vlejnë banorëve të zonës”, tha Manastirliu, duke shtuar se “kati 0” është një hapësirë që u shërben të gjithëve, ku njerëzit takohen dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. Ajo vuri theksin në rëndësinë që ka harmonizimi i nevojave të komunitetit me ato të biznesit dhe bashkëjetesën e tyre në këto hapësira të përbashkëta.

“Ne kemi nevojë për t’i rijetësuar këto zona për t’ia kthyer komunitetit, por dhe për t’i dhënë vlerë edhe biznesit. Nga ana tjetër ne jemi duke finalizuar një rregullore, e cila do të vendosë për herë të parë standardet e ofrimit të shërbimit të biznesit, sidomos për bar-kafetë, por edhe për shërbime të tjera. Kjo rregullore do të vendosë standarde të shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta, të faktit që si sipërmarrja do të kontribuojë në rritjen e gjelbërimit të zonës”, tha Manastirliu.

Në këtë takim kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu shoqërohej nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, deputetja Delina Ibrahimi, por edhe nga të deleguarat Klotilda Bushka dhe Ermonela Felaj.

biznes Gra ogerta manastirliu sipermarrese Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.