Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Takimi Trump-Zelensky dhe lamtumira e papritur

11:08 / October 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1760778252 donaldtrumpvolodymyrzelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka qenë një takim i lehtë ai mes Trump dhe Zelensky. Askush nuk ka ngritur zërin, por Trump ka qenë i ashpër, sipas një burimi të faqes Axios. Trump thuhet se ka bërë disa “deklarata të forta gjatë takimit dhe në disa momente situata është bërë disi emocionale”. Zelensky nuk ka marrë raketat me rreze të gjatë Tomahawk dhe as armë të tjera që kishin kërkuar ukrainasit.

Pas dy orësh e gjysmë, Trump e ndërpreu papritur takimin: “Mbaruam, të shohim çfarë do të ndodhë javën e ardhshme.” Më pas u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u drejtua për në Florida, pa folur me gazetarët, duke postuar një mesazh në rrjetin e tij social Truth, ku shkruante se takimi me Zelenskyn kishte qenë “shumë interesant dhe miqësor, por i thashë atij, ashtu siç i kam sugjeruar ngrohtësisht presidentit Putin, se ka ardhur koha të ndalen vrasjet dhe të arrihet një marrëveshje! … Duhet të ndalen aty ku janë, që të dy të shpallen fitues, dhe le të jetë Historia ajo që vendos!”.

Lideri ukrainas, duke folur në një konferencë të shkurtër me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, komentoi menjëherë mbi postimin e Trump, duke deklaruar se ishte dakord me të. Në uljen në Florida, ku do të kalojë fundjavën, presidenti amerikan përsëriti se konflikti në Ukrainë duhet të ngrihet (ngrijë, ndalet) përgjatë “vijës aktuale të luftimeve.”

Pas takimit me Trump, Zelensky telefonoi liderët evropianë, përfshirë edhe Italinë: gjatë atij bisedimi, kryeministri britanik Keir Starmer sugjeroi që të formulohej një propozim paqeje për Ukrainën sipas modelit të planit 20-pikësh të Trump për Gazën. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sugjeroi të organizohej një telefonatë ndjekëse mes këshilltarëve të sigurisë së Aleancës gjatë fundjavës.

trump USA zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.