Një 16 vjeçare është vetëdëmtuar lehtë me thikë në gjendje të rënduar psikologjike pas përndjekjes së vazhdueshme nga një i burgosur në burgun e Peqinit, Jetmir Llanaj, dhe një tjetër person.
E mitura ka goditur dhe punonjësen e policisë, sulm ky që ka ndodhur në rrethana të paqarta. Identiteti i personit tjetër që ka përndjekur vajzën së bashku me Jetmir Llanaj ende nuk dihet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J.Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
