Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapet Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit në Tiranë: Një udhëtim përmes dritës, ujit dhe ngjyrës

20:20 / October 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
galeria e artit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga datat 15 deri më 30 Tetor 2025, Galeria e Artit në Tiranë mirëpret një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit pamor në rajon – Bienalia e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit, një urë arti, kulture dhe dialogu e kuruar mjeshtërisht nga artisti  i mirënjohur Helidon Haliti, nën organizimin e përkushtuar të Shoqatës Kulturore VIZart.

Ky edicion është shumë më tepër se një ekspozitë – është një akt i gjallë komunikimi shpirtëror, ku akuareli, kjo teknikë delikate dhe poetike, shndërrohet në një gjuhë universale që flet për miqësi, besim, bukuritë e botës dhe shpirtin njerëzor.

Mbi 200 artistë ndërkombëtarë nga 50 vende të botës , miq të vërtetë të Shqipërisë, rikthehen përmes veprave të tyre. Ata kanë vizituar vendin tonë, kanë përjetuar kulturën, zakonet, shijen e bukës sonë dhe freskinë e ujit, kanë zbuluar bukuritë natyrore dhe shpirtërore që Shqipëria ofron. Të gjitha këto përvoja janë derdhur në letër me mjeshtëri dhe ndjeshmëri, dhe tashmë kthehen në Tiranë si ambasadorë të artit dhe dashurisë për këtë vend.

Bienalia, pjesë e platformës ndërkombëtare “Urat Mesdhetare”, e mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, e ka kthyer qytetin në një portë të hapur të dialogut ndërkulturor, ku veçantia e këtij viti ishte pjesëmarrja e artistëve egjiptianë, me theks të veçantë mbi pedagogët e talentuar nga Universiteti i Arteve të Aleksandrisë.

Një vend të veçantë zë edhe këndi “Nostalgji”, një hapësirë e qetë reflektimi kushtuar artistëve tanë veteranë, mjeshtrave që përmes brezave kanë lënë dritë dhe udhë në historinë e arteve pamore shqiptare. Ky është një homazh për ata që na mësuan të shohim përtej së dukshmes.

Gjatë ceremonisë së hapjes, kuratori  Helidon Haliti, i cili e interpreton evenimentin si një urë që lidh kujtime, vizione dhe përvoja artistike, pa kufij  , ai e  nënvizoi simbolikën e fluturimit të artistëve mbi Shqipëri përmes imazheve që kanë krijuar. Gjatë ceremonies u ndanë edhe çmime nderuese artitëve  për kontributet në fushën e artit pamor. Mes të vlerësuarve u spikatën:

• Ardian Isufi – “Artisti më i mirë Avand/Gard”

• Nestor Jonuzi – “Mjeshtër i Akuarelit”

Gjithashtu, Çmimet “Ismail Lulani”, emër që përfaqëson një gur themeli të artit shqiptar, u dorëzuan nga e bija, Ormira Lulani, për artistët.

Bienalia e Akuarelit në Tiranë nuk është vetëm një ngjarje – është një udhëtim emocional dhe vizual ku çdo vepër shndërrohet në një dritare drejt një bote tjetër, një rrëfim personal që, ndonëse i huaj në origjinë, është thellësisht i njohur në thelb: njerëzor dhe i përbashkët.

image 31
image 32
image 33
image 34

akuarelit bienalia Hapet Tirane Ujit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.