Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv/kryeministrja Balluku: Mbyllim 9 muaj para afatit fazën e dytë të punimeve në autostradën Tiranë-Durrës

17:11 / October 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi kantierin e Autostradës Tiranë-Durrës, ku tashmë punimet kanë avancuar ndjeshëm. Balluku theksoi se ky është një nga kantieret që po ecën më mirë në të gjithë Shqipërinë. ”Ndodhemi në fazën e dytë të këtij kantieri. Faza e parë ka një ecuri të mirë të qëndrueshme, 65%. Ndërkohë që faza e dytë ka 80% ecuri”, u shpreh Balluku. Ajo shprehu bindjen se për festat e fundvitit do ta kemi dorëzuar.

”Pavarësisht se afati kontraktual është shtatori i vitit 2026, ne jemi afër 200 metrave të fundit, afër mbikalimit të Kasharit. Jemi duke krijuar trasenë aty për pjesën e re dhe shpresojmë ta dorëzojmë 9 muaj para afatit”, tha Balluku. Zv/kryeministrja theksoi se tashmë autostrada Tiranë-Durrës në 6 kilometrat e parë, duke nisur nga “Casa Italia” dhe deri në mbikalimin e Kasharit kthehet në një autostradë të tipit A me një gjerësi 32.5 metra.

”Autostrada ka 3 korsi nga të dyja krahët plus një korsi emergjence, pra bëhet me katër korsi nga të dyja krahët. Ecuria e projektit është shumë e mirë. Faza e parë është 65 %, ndërkohë në fazën e dytë e kemi 85%. Kemi edhe dy nyjet lidhëse njërën me Laknasin dhe tjetra ura e re që do të ndërtohet për njërën nga hyrjet në Rinas”, u shpreh Balluku.

”Kemi nisur nga puna edhe për të bërë një ndryshim brenda tuneleve të Shqiponjës për sa i përket arredimit duke qenë se janë hyrje zyrtare të Tiranës. Ndërkohë që po punohet në të gjithë vendin dhe në të gjitha akset rrugore për sa i përket pastrimit nga ndërtimet pa leje në afërsi të akseve rrugore që nuk kanë respektuar distancën. Gjelbërimi do të jetë një element thelbësor për gjitha akset kombëtare”, siguroi Balluku.

569073801 18162547081379257 6261005082798307680 n
569422725 18162547072379257 2265871115040054517 n
570824162 18162547060379257 1002115344944635838 n
568719812 18162547045379257 8934622379589537517 n
569969592 18162547036379257 7753424152855536550 n
569171843 18162547027379257 46896710924806454 n
569042235 18162547018379257 68647333613704981 n
Screenshot 2025 10 23 162416 696x385 1

belinda balluku Tiranë-Durrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.