Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha frymëzohet nga raporti i OSBE/ODHIR, bën thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

15:02 / October 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761310592xwhatsapp image 2025 10 24 at 13559 pm 891
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pasi u bë publik raporti nga OSBE/ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Sali Berisha i bën thirrje shqiptarëve dhe opozitës që të angazhohen në protesta madhështore, për të kërkuar respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe për të mbrojtur demokracinë. Sipas tij, Rama dështoi në përpjekjet për të ndryshuar ose bllokuar raportin për zgjedhjet e 11 majit.

“Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë. Edhe një moment këtu. Asnjeri nuk mund të thotë se, kam lexuar raportin pa lexuar dhe fusnotat.

Për të patur idenë e plotë për raportin është kusht leximi i tij integral, përfshirë fusnotat. Aty ju, pra në këtë tërësi, po të lexoni raportin e Bjellorusisë, afër Llukashenkos janë dhe sulmet ndaj Ramaduros në raport dhe për këtë kanë meritë të madhe.

Për të mos u zgjatur. Vëzhguesit ndërkombëtarë, folën dhe e thanë fjalën e tyre. Është radha e shqiptarëve që të flasin dhe të thonë fjalën e tyre. Është radha jonë të flasim dhe të themi fjalën tonë. Të themi fjalën tonë në Tiranë, në Paris, Romë, Vjenë, Uashington, Berlin dhe në të gjithë botën. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha osbe/odhir Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.