Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U vra për një kafe në Manzë të Durrësit, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit në Itali

10:27 / October 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3665
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flori Paluçi, 33-vjeçari i vrarë me armë zjarri tre ditë më parë pas një sherri për kafe në Durrës, ishte i njohur edhe për autoritetet italiane. Siç raportojnë mediat vendase, 33-vjeçari ishte marrë nën hetim nga Prokuroria e Perugias për tentativën e dyfishtë për vrasje e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, para një lokali në Perugia.

Sipas hetimeve, përplasja me armë kishte ndodhur për larje hesapesh me të lidhura me çështje droge. Që nga ajo ditë, Flori Paluçi ishte zhdukur nga Italia. Me shumë gjasa, shkruan media italiane, 33-vjeçari shqiptar, i njohur nga forcat e rendit, kishte lënë Umbria-n dhe Italinë menjëherë pas të shtënave, megjithëse ishte i kërkuar, nuk u gjet më asnjë gjurmë.

Sherri i radhës do të ishte sërish para një lokali, por këtë herë në Manëz të Durrësit.

Policia i qëndron versionit se vrasja është për motive të dobta, ku Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa për ekspresin, konflikt në të cilin është përfshirë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.

Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i  shoqëruar nga Aranit kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit kurti.

Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë. Në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se 21-vjeçari Danjel Pepa është në shoqëri të 30 vjeçarit Gezim Allçi i cili po ashtu është i armatosur dhe largohen të dy nga vendngjarja, ndërsa janë ende në kërkim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.