Një person u vra dhe 6 të tjerë u plagosën në një sulm me armë në Universitetin Lincoln të Pensilvanisë të shtunën në mbrëmje. Të shtënat u shënuan jashtë një ndërtese të madhe të quajtur Qendra Ndërkombëtare Kulturore, ku ishin vendosur tenda dhe tavolina pas një ndeshjeje futbolli më herët gjatë ditës.
Një person që kishte armë zjarri u arrestua ndërsa zyrtarët po hetojnë nëse ka pasur ndonjë person tjetër që ka qëlluar. “Nuk kemi shumë përgjigje rreth asaj që ndodhi saktësisht.”, tha Prokurori i Qarkut të Chester, Christopher de Barrena-Sarobe gjatë një konference të shkurtër për shtyp të dielën në mëngjes.
Kampusi është rreth 70 kilometra në jugperëndim të Filadelfias.
